Strukturat paralele tentojnë pengimin e rindërtimit të shtëpive
Mitrovicë, 22 nëntor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që të jenë më vigjilente gjatë këtyre ditëve në veri, për shkak sepse situata është shumë e tensionuar dhe shumë lehtë mund edhe të eskalojë në masa të dhunshme.
Këtë kërkesë ai e shtroi të enjten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.
Kryetari Kastrati, tha se KFOR-i,EULEX-i Policia e Kosovës duhet ti shtojnë edhe më tepër numrin e tyre atje sepse situate eshte shume e tensionuar dhe shume lehtë edhe mund të eskalojë Kërkoj nga strukturat e sigurisë, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe situata të mbahet nën kontroll.
Ai po ashttu tha se i dënon aktet e dhunshme që kanë ndodhur në veri të cilat po organizohen nga strukturat paralele serbe.Gjithashtu u kërkua nga organet e sigurisë që të gjitha ata që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të sillen para drejtësisë.
Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se serbët me çdo kusht po tentojnë të eskalojnë situatën por fatmirësisht pala shqiptare ka arritur të ruajë qetësinë dhe nuk ka rënë pre e provokimeve të ekstremistëve.
Nga organet e sigurisë ka kërkuar që punëtorëve të cilët punojnë në rindërtimin e shtepive të iu krijojet siguri sepse sot një punëtor është lënduar me gurë nga ektremistët serb
Ai po ashtu tha se shtëpite qe po rindertohen ne veri, po iu rindertohen banorëve të cilët kanë banuar atje por që në kohe të luftës janë djegur shtepitë nga serbet.
Asnjë shtëpi nuk po ndërtohet për banorët të cilët nuk janë banorë të pjesës veriore tha Bala.