03 Maj 2024

Strukturat paralele po e mbajnë situatën të tensionuar

Mitrovicë, 14 tetor - Situata e sigurisë gjatë javës së fundit në veri të Mitrovicës ka qenë e qetë, mirëpo me tendencë të përkeqësimit.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e rregullt të Komitetit lokal për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se java është karakterizuar me aktivitete të strukturave paralele serbe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Strukturat paralele kanë organizuar protestë kundër mbajtjes së zgjedhjeve dhe vazhdimisht janë duke shpërndarë afishe kundër daljes së qytetarëve serbë në zgjedhje”.

Bala tha se gjatë javës së kaluar pos protestës janë shënuar edhe dy incidente në veri. Ai përsëriti kërkesën për rritjen e masave të sigurisë në veri, në mënyrë që të parandalohen grupet ekstremiste që janë kundër zgjedhjeve.

Ndërsa, kapiteni, Ahmet Xhoxhi nga Policia e Kosovës, tha se në jug të qytetit situata është e qetë. “Situata në përgjithësi është e qetë, fushata parazgjedhore gjithashtu është e qetë dhe nuk kemi asnjë problem”.

Ai tha se një dukuri shqetësuese është kontrabanda që po vazhdon. “Grupet që janë duke u marrë me kontrabandë janë bërë shumë agresive kohëve të fundit, për çka jemi detyruar që të angazhojmë edhe njësitet e specializuara për luftimin e tyre”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)