Strukturat paralele nuk marrin fund në shtator
Prishtinë, 25 gusht - Në 1 shtator duhet që të shuhen të gjitha Gjykatat që kanë vepruar paralelisht në veri, përfshirë këtu edhe Prokurorit.
Kjo nënvizohet në planin e detajuar të marrëveshjes së 19 prillit të nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Por mesa duket ky proces do të zgjatet edhe më tej. Kështu ka theksuar zv/kryeministrja Edita Tahiri, shkruan Bota sot.
Sipas saj, afati do të shtyhet për shkak se ende nuk janë përfunduar të gjitha detalet e Marrëveshjes për shuarje dhe integrim.
Analistët politik këtë e shohin si tendencë të palës serbe për të zvarritur proceset dhe për të përfituar në kohë.