Strukturat legale paralajmërojnë probleme në veri

Mitrovicë, 1 mars - Udhëheqës të strukturave ilegale në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se në këtë pjesë të vendit mund të ketë probleme serioze.
I ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, tha se duhet të respektohet vullneti i popullit, i dalë nga referendumi i 14 dhe 15 shkurtit.
Popullata e serbe në veri nuk dëshiron asnjë institucion të Kosovës në këtë pjesë të vendit, tha ai për \"Kosovapress\".
Sipas tij, për popullatën serbe në veri dhe përfaqësuesit e tyre, është i papranueshëm fakti që në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë të ketë dogana.