04 Maj 2024

Strukturat ilegale sfidojnë Marrëveshjen e Brukselit

Mitrovicë, 29 korrik - Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës në javën e fundit ka qenë e qetë, mirëpo jo edhe e qëndrueshme.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, ku u tha se strukturat ilegale serbe po vazhdojnë të sfidojnë Marrëveshjen e Brukselit.

Si problem u potencua edhe pengesa që janë duke bërë strukturat ilegale serbe për procesin e rindërtimit për shtëpitë e shqiptarëve të djegura dhe të shkatërruara në kohën e luftës.

Në këtë rast u përmend hapja e një grope në rrugën që shpie në drejtim të shtëpive shqiptare në thellësi të Kroit të Vitakut për të pamundësuar rindërtimin e tyre.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, nuk duhet të lejojnë një situatë të tillë.

“Në të njëjtën kohë që strukturat ilegale serbe pengojnë rindërtimin e shtëpive në Kroin e Vitakut, po të njëjtat struktura ndërtojnë objekte për banim kolektiv në Lagjen e Boshnjakëve”.

Në këtë takim të Komitetit lokal për siguri publike mori pjesë edhe përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve, Florent Azemi, i cili paraqiti shqetësimin e banorëve.

“Në lagjen tonë prej pasluftës po vazhdon spastrimi etnik dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme, andaj strukturat ndërkombëtare që mbajnë përgjegjësinë për sigurinë në veri duhet të marrin masa urgjente”, tha ai.           

Ndërsa, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se sfidë për rendin dhe ligjin në veri mbetet “Mbrojtja civile”, pjesëtarët e së cilës janë aktivizuar shumë pas mbylljes së disa stacioneve të policisë ilegale serbe. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)