Strategjia kundër krimit të organizuar po implementohet suksesshëm
Prishtinë, 1 dhjetor - Nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, u mbajt takimi i Bordit Kundër Krimit të Organizuar.
Me këtë rast zëvendësministri Hoxha, respektivisht Koordinator Nacional Kundër Krimit të Organizuar, i falënderoi të gjithë mekanizmat institucional në luftë kundër krimit të organizuar, dhe me rastin e përfundimit të aktiviteteve dhe punëve operacionale, vlerësoi që Strategjia Shtetërore e Republikës së Kosovës Kundër Krimit të Organizuar, po implementohet suksesshëm duke u mbështetur në legjislacionin pozitiv të vendit, si dhe instrumentet ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.
Zëvendësministrit Hoxha, kërkoi nga të gjithë mekanizmat e përfshirë në implementimin e kësaj strategjie, që të ketë vazhdimësi në koordinimin më të mirë ndërinstitucional dhe po ashtu avancimin e këtij bashkëpunimi dhe ndërmarrjen e aktiviteteve ligjore dhe operacionale në funksion të zbatimit të Strategjisë Shtetërore Kundër Krimit të Organizuar dhe sigurimin e rendit dhe ligjit në vendin tonë.
Ai gjithashtu ka vlerësuar punën e mirë të mekanizmave të sigurisë, dhe kërkoi angazhim sistematik të tyre në implementimin e politikave të sigurisë duke forcuar kapacitetet institucionale kundër këtij lloji të krimit në të gjitha nivelet e organizimit institucional dhe shoqëror.