14 Janar 2025

Stoltenberg: KFOR-i do të vazhdojë praninë në Kosovë

Prishtinë, 23 janar - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar sekretarin Stoltenberg për angazhimin e NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit politik në Kosovë dhe në Ballkan.

Ai ka theksuar se NATO-ja mbetet partneri kryesor dhe më i besueshëm i qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.  

“Falënderoj NATO-n për përkrahjen që i kanë dhënë ndërtimit të paqes dhe për transformimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne synojmë të anëtarësohemi në NATO, por gjithmonë me hapa pragmatikë”, ka theksuar Thaçi në këtë takim.

Nga ana tjetër, sekretari e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përgëzuar Republikën e Kosovës për qasjen pragmatike dhe të urtë të autoriteteve të Kosovës në raport me transformimin e FSK-së.

Ai po ashtu ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Derisa, zëvendëskryeministri Thaçi ka garantuar sekretarin e NATO-s se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe është pjesë e bllokut perëndimor kundër ISIS.

Sekretari Stoltenbeg theksoi që KFOR-i do të vazhdojë praninë në Kosovë dhe mbështetjen e institucioneve të vendit, si dhe do të mbështesin përpjekjet e Kosovës për aspiratat e saj Euro-Atlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)