24 Dhjetor 2024

Stefanoviq e Bogdanoviq hyn ilegalisht në Kosovë

Prishtinë, 1 gusht - Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, dhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, megjithatë kanë arritur të futen në veri të Kosovës, përkundër faktit se një tentim i tyre për të hyrë të dielën në veri të vendit - nëpërmjet pikës doganore në Jarinë - ishte penguar nga ana e KFOR-it.

Stefanoviq dhe Bogdanoviq kanë gjetur rrugë sekondare për të depërtuar në veri të Kosovës, ku – siç kanë thënë ata – do t’i vizitojnë serbët që kanë bllokuar rrugët që shpijnë drejt pikave doganore 1 dhe 31 – në Bërnjak dhe Jarinë.

Stefanoviq ka thënë se ai pret t’i vazhdojë bisedimet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)