Stagova nderon të rënët për liri
Kaçanik, 21 maj - Sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut u mbajt manifestimi përkujtimor me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaçi dhe 13 martirëve të rënë më 21 Maj të vitit 1999.
Nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Remzi ELezi, ka thënë se pa sakrificën e të rënëve për liri Kosova, nuk do të ishte e lire. Sipas tij qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve.
Kurse Bekim Gudaçi, nga këshilli organizativ, ka thënë se 21 maji i vitit 1999, do të mbetet gjithmonë në mendje si ditë e sakrificës për liri.
Më 21 maj 199 në Stagovë gjatë luftimeve kishte rënë dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.