17 Janar 2025

Stacioni Policor në Dardani në gjendje të mjerueshme

Prishtinë, 27 mars - Janë rreth 150 policë kosovarë që janë të stacionuar në Komisariatin 4 të Policisë në Prishtinë, që njihet si stacioni “Dardania”, të cilët punojnë në kushte të këqija.

Në këtë Stacion Policie ka mungesë të hapësirës së mjaftueshme për lëvizje e aq më pak për punë, ndërsa era e rëndë dhe prania e brejtësve e bëjnë objektin ndër më të keqin në gjithë hapësirën e Kosovës.

Objekti aktual është shumë i vjetër, ndërsa ishte i destinuar për diçka tjetër, por i rehabilituar si Komisariat i Policisë që mbulon më shumë se 20 mijë banorë.

Komandanti i këtij Stacioni, Binak Berisha, thotë se hapësira në të cilën punojnë është vetëm 270 metra katrorë e që veprojnë rreth 150 policë nëpër këtë korridor të gjerë vetëm 1 metër.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)