Specialja votohet javën e ardhshme, hiqet fjala gjenocid
Prishtinë, 6 qershor - Legjislativi i Kosovës mund ta ketë para vetes javën e ardhshme Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.
Burimet e gazetës Zëri kanë konfirmuar se të gjitha gjasat janë që javën që vjen me procedurë të përshpejtuar të futet në rënd dite Projektligji për Gjykatën Speciale dhe se partnerët e koalicionit bashkë me minoritetet janë duke bërë përpjekjet e fundit që ti sigurojnë dy të tretat e votave të deputetëve me mbështetjen e 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.
Sipas këtij burimi, janë duke u bërë disa ndryshime në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja me qëllim që të hiqet fjala gjenocid dhe sapo Projektligji ti dërgohet Qeverisë, i njëjti po të njëjtën ditë do ti procedohet Kuvendit.