14 Maj 2024

SPD mbështet dërgimin e ushtarëve të ndërhyrjes për Kosovën

Berlin, 23 prill - Partia Socialdemokrate Gjermane mendon se dërgimi në Kosovë i ushtarëve shtesë është një hap i drejtë. Por duke qenë se këta ushtarë nevojiten edhe në Afganistan, për këtë kërkon diskutim.

Zëdhënësi për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Rainer Arnold ka sinjalizuar mbështetjen e tij për dërgimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë në Kosovë.

\"Është veprim me vend marrja e masave parandaluese\", i tha ai numrit të së hënës së gazetës që botohet në Halle, \"Mitteldeutsche Zeitung\".

Një mandat i ri për ushtarët gjermanë nuk nevojitet, meqenëse nuk kapërcehet kufiri maksimal i mandatit ekzistues, tha ai.

\"Ajo që më shqetëson është barra për trupën e ndërhyrjes së shpejtë\", tha Arnolds. Me këtë rast ai kujtoi se kjo trupë angazhohet edhe në vende të tjera, si për shembull në Afganistan. Për këtë duhet diskutuar, tha politikani socialdemokrat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)