22 Dhjetor 2024

Sparsk lavdëroi Kastratin për menaxhimin e mirë të situatës

Mitrovicë, 21 qersho - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të martën në takim ambasadorin  e Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik dhe për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë.

Ambasadori Sparks fillimisht e ka përgëzuar kryetarin Kastrati për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar të dielën (30 maj) në Mitrovicë. 

Në anën tjetër, kryetari Kastrati edhe një herë ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar atë ditë, kur gjendja ka mundur të dal jashtë kontrollit pas provokimit të protestuesve shqiptarë nga ana e serbëve të mbledhur në veri të urës së Ibrit.

Gjithashtu ai ka thënë se punë të mirë ka bërë edhe EULEX-i dhe KFOR-i, por edhe vetë drejtuesit e protestës së organizuar kundër zgjedhjeve ilegale në veri të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që i kanë mbajtur protestuesit nën kontroll.

Në këtë takim është biseduar edhe për angazhimet që kanë të bëjnë me krijimin e mundësive për qasjen e qytetarëve në pronat e veta, si në veri ashtu edhe në jug të qytetit.

U përmend problemi shumë i madh i qytetarëve shqiptarë që kanë pronat e uzurpuara në veri dhe i atyre serbë që kanë pronat e uzurpuara në jug dhe që duhet të paguajnë qira për banesat apo shtëpitë ku jetojnë.

Kryetari Kastrati dhe ambasadori Sparks janë dakorduar që të angazhohen konkretisht që të ndihmojnë në këtë drejtim, duke e pasur parasysh se kjo ndikon edhe në uljen e tensioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)