23 Dhjetor 2024

Sparks: EULEX po shqyrton rastet e dyshuara për korrupsion

Prishtinë, 24 shkurt - Zëvendës shefi i EULEX-it, Endi Sparks, ka thënë se të gjitha rastet e hetimeve të profileve të larta, të dyshuara për përfshirje në korrupsion, janë duke u shqyrtuar dhe i cilësoi ato si të komplikuara që do të marrin kohë për t’u proceduar.

Në një intervistë për BBC, numri dy i EULEX-it ka theksuar se misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk dëshiron që të dështojë në trajtimin e këtyre.

“Është një proces që po vazhdon. Vendosja e rendit dhe ligjit në këtë shtet të ri nuk është diçka që mund të arrihet me një shpejtësi prej pesë minutash. Mendoj se puna ku EULEX-i vërtet po bën ndryshime, nuk është diçka që ju e përshkruat si spektakulare në rastin e hetimeve, ku mediat kanë shfaqur interes, rreth rasteve të profileve të larta”, ka thënë Sparks.

Sipas tij, EULEX çdo ditë bën vëzhgimin dhe këshillimin e institucioneve kosovare në drejtësi, prokurori, në shërbimet korrektuese, në dogana dhe polici.

Për sa i përket pretendimeve të senatorit Dik Marti për kinse trafikim organesh, Sparks ka theksuar se nuk ka ende të dyshuar konkret, ndërkohë që misioni ka vënë një komunikim me senatorin zviceran dhe ripërsëriti thirrjen për dorëzimin e dëshmive për dyshimet e ngritura në raport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)