02 Maj 2024

Sparks do të kërkojë sqarim nga ministri Rexhepi

Prishtinë, 27 prill - Zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks, ka thënë të mërkurën se do të kërkojë sqarim nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, i cili në deklaratat e tij e ka vlerësuar jo efikase punën e zyrtarëve të misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ai gjatë një konference të përbashkët për media të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se do të kërkojë takim të menjëhershëm me ministrin Rexhepi, në mënyrë që të dijë se cila është arsyeja, e cila e ka shtyrë këtë të fundit të dalë me vlerësime të tilla.

“Mendoj se këtë pyetje do t’ua bëja juve. A mendoni se kësisoj është gjendja? A mendoni se njerëzit kanë të drejtë të mendojnë kështu. Nëse është kështu atëherë nuk ka asnjë qëllim që ne të jemi këtu. Unë do ta takoj zotëri Rexhepin së shpejti dhe do të kërkoj nga ai shpjegim për fjalët e tij”, ka thënë Sparks.

Ambasadori Sparks ka pohuar se EULEX-i asnjëherë nuk i ka “mbyllur sytë” dhe se hetimet ndaj rasteve të tilla gjithnjë janë marrë shumë seriozisht nga ana e tij dhe shefit të këtij misioni.

Ruajtjen e fshehtësisë së punës, Sparks e ka arsyetuar me faktin se qytetarëve të Kosovës nuk duhet t’u “servohen” gjëra, të cilat do të krijonin opinion negativ për punën, të cilin është duke e zhvilluar EULEX-i në vendosjen e rendit dhe të ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)