Sparkes: zhbllokimi i rrugëve duhet të bëhet me mjete politike
Prishtinë, 8 tetor - Zgjidhja e problemeve në veri dhe zhbllokimi i rrugëve duhet të bëhet me mjete politike, ka deklaruar të shtunën zëvendës-shefi i misionit EULEX, Andy Sparkes.
Këto komente, Sparkes i ka bërë të shtunën gjatë një vizite të përbashkët me shefin e ICO-së, Pieter Feith, në qytetin e Pejës, ku ata po merrnin pjesën në një aktivitet që kishte për qëllim promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Sparkes tha se zhbllokimi i rrugëve kërkon zgjidhje. Madje ai e ndërlidhi këtë edhe me përkeqësimin e motit dhe rënien e temperaturave.
Sot është shi, moti i ftohtë dhe mua me të vërtetë më vjen keq për njerëzit që qëndrojnë afër barrikadave. Unë mendoj se ata po frikësohen për të ardhmen e tyre, por them se ata nuk kanë pse të frikësohen për këtë gjë, sepse sundimi i ligjit do të funksionalizohet në çdo pjesë të Kosovës dhe ne mezi presim që ta vendosim ligjin edhe në veri", ka deklaruar Sparkes.