06 Maj 2024

Sparkes ngushëllon familjarët e tragjedisë së Restelicës

Prishtinë, 13 shkurt - Andy Sparkes, ushtrues detyre i shefit të EULEX-it ka shpreh ngushëllimet për familjet e atyre që kanë vdekur në tragjedinë e Restelicës.


\"Ajo çfarë ka ndodhur në mëngjesin e së shtunes në komunën e Dragashit është një tragjedi e tmerrshme.  Në emër të EULEX-it, unë do të doja të shpreh ngushëllimet tona të thella për familjet e atyre që kanë vdekur. Mendimet tona mbeten me ta. EULEX-i ende qëndron i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet me personelin dhe resurset që ka. Unë poashtu dua të shpreh mbështetjen dhe admirimin tim për shërbimet e shpëtimit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në vend të ngjarjes, dhe të gjithë ata që janë përfshirë në përpjekjet për të u përballë me  këtë mot të ashpër.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)