Sot vendoset nëse Ivanoviq do të mbrohet në liri
Mitroivicë, 26 shkurt - Gjykata Themelore e Mitrovicës e përbërë nga një kolegj gjyqësor i EULEX, sot do të marrë vendim nëse Oliver Ivanoviq do të mbrohet në liri apo do të mbahet në paraburgim.
Për liderin e Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia\" ishte dhënë një muaj paraburgim nga prokurorët ndërkombëtar, ndërkohë sot skadon afati njëmujor i paraburgimit.
Ivanovic u arrestua me 27 janar, me dyshimin për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1999-2000.
Ivanoviq ishte gjithashtu kandidat për kryetar të Mitrovicës së veriut në zgjedhjet e mbajtura në datën 23 shkurt, por u rendit i dyti në rezultare.
Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakic, përmes një letre drejtuar pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësuesit të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së, EULEX-it dhe KFOR-it ka kërkuar lirimin e Oliver Ivanoviq nga paraburgimi.