Sot vazhdon gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit
Mitrovicë, 11 mars - Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të vazhdojë gjykimi kundër liderit serb Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve tjerë që akuzohen për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000.
Gjykimi ndaj pesë serbëve vazhdon pas dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë që kanë dëshmuar për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1999.
Pas dëshmisë së dëshmitarëve të kohës së luftës në Kosovë gjykata do ti dëgjojë edhe 40 dëshmitarë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur pas luftës konkretisht në vitin 2000.