Sot stërvitje të përbashkëta KFOR - EULEX
Prishtinë, 20 gusht - KFOR-i dhe EULEX-i sot do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin e Vrellës.
Qëllimi i këtij ushtrimi është të forcohet bashkëpunimi në mes EULEX-it dhe KFOR-it në mënyrë që të trajnohen procedurat standarde operative.
KFOR-i dhe EULEX-i së bashku me institutcionet tjera në Kosovë dhe ato Civile Ndërkombëtare të pranishme, kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen bazuar në mandatet e tyre përkatëse. Koordinimi i afërt është një qelës drejt suksesit.
Ushtrimi është pjesë e ciklit trajnues të planifikuar gjatë me qëllim te rritjes së ndërveprimit dhe aftësive të KFOR-it.
Një program për shtyp, përfshirë xhirimet me kamerë dhe deklarata për shtyp e Komandantit të KFOR-it, Lt. Gen.
Markus Bentler, do tu ofrohen mediave të interesuara më 20 Gusht, duke filluar nga ora 08:50 deri 11:45 në Kampin e Vrellës.