Sot skadon afati i paraburgimit për "Grupin e Drenicës"
Prishtinë, 23 gusht - Skadon sot afati i paraburgimit për shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si Grupi i Drenicës.
Gjykata Themelore e Mitrovicës duhet të vendosë nëse do të miratojë kërkesën e Prokurorit të EULEX Maurizio Salustro, për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, apo do ti lërë të lirë.
Mes tyre është dhe Sylejman Selimi, ambasadori i Kosovës në Shqipërisë.
Sipas avokatit Tomë Gashi, nëse vendimi nuk merret deri në ora 24:00, klienti i tij dhe të gjithë të tjerët duhet të lirohen nga paraburgimi.