13 Maj 2024

Sot shpallet ushtari më i mirë i Forcave të Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 2 maj - Ministria e Forcës së Sigurisë me një ceremoni që do të organizoj sot në Amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, në Prishtinë, do të zgjedh ushtarin  më të mirë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e shpalljes së ushtarit më të mirë, do të marrin pjesë: ministri, Agim Çeku, zëvendësministrat: Muhamet Latifi, Bejtush Gashi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandantë të Brigadave, Batalioneve dhe të njësive të FSK-së, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe ushtarë të FSK-së.

E për tu zgjedhur si ushtari më i mirë, kandidatët kanë kaluar një garë për tre ditë rresht në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, në të cilën garë kanë hyrë 22 pjesëtarë të të gjitha njësive të FSK-së.

Për të parë nga afër këtë garë, ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së Gjeneral-lejtnant, Kadri Kastrati së bashku me komandantin e KDS-së, Gjeneral brigade Enver Cikaqin, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Kastrati kishte deklaruar se kjo garë po mbahet për herë të parë tek ne, dhe se ngjarje të tilla organizohen nga çdo ushtri, por me emër tjetër.

“Unë besoj, se në të ardhmen e afërt edhe ne do të vazhdojmë me organizimin e garave të tilla. Qëllimi ynë është përgatitja sa më e mirë e pjesëtarëve të FSK-së, sepse në të ardhmen, synimi yni është të marrin pjesë në operacione paqeruajtëse, qofshin ato humanitare apo paqësore, me qëllim të ruajtjes së paqes në botë, që synojmë të ecim krah për krah me shtetet e NATO-s dhe me shtet tjera që marrin pjesë në këto operacione”, tha Kastrati.

Ditën e parë janë mbajtur garat në këto disiplina: Testim fizik, navigim tokësor ditën-natën, pastaj, testimin e njohurive të përgjithshme. Ditën e dytë ka vazhduar ga rimi në gjuajtje me armë të gjata, dhe të tretën garimi ka vazhduar në poligonin me pengesa dhe marshimin me ngarkesa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)