16 Maj 2024

Sot shpallet aktgjykimi për Sylejman Selimin dhe të tjerët

Prishtinë, 29 maj - Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të shpallet aktgjykimi për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Qubrelin dhe Shefki Hyseni të cilët akuzohen se në vitin 1998 kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Shefki Hyseni akuzohet edhe për dhunim seksual ndaj një femre shqiptare. Avokatët e të akuzuarve presin aktgjykim lirues duke pretenduar se nuk janë paraqitur fakte që vërtetojnë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale.

Mbrojtja është shprehur se pret që gjykata ti lirojë, pasi prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për ti dënuar të akuzuarit.

“Ne, mbrojtja e gjeneral Sylejman Selimit presim nga gjykata që të sjellë aktgjykim të drejtë, të ligjshëm dhe të besueshëm, e i cili në raport me Selimin mund të jetë vetëm aktgjykim lirues.\"

\"Ne jemi të sigurt në këtë epilog për zotin Selimi ngase jemi të bindur se nuk është paraqitur asnjë provë me të cilën do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të Prokurorisë për kinse involvimin e gjeneral Selimit në këto veprime”, është shprehur avokat i Sylejman Selimit, Tomë Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)