Sot shënohet dita e çlirimit të Prishtinës
Prishtinë, 11 qershor - Komuna e Prishtinës, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, 11 qershorit, organizon një varg aktivitetesh që do ta shënojnë këtë ditë.
Mes tjerash, do të bëhet një vizitë në zyrën e veteranëve të Prishtinës, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, përurimi i pllakës tek ish- zyra politike e UÇK-së, si dhe përurimi i vetëshërbimit të parë digjital në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Finalja e kremtimeve të Ditës së Çlirimit të Prishtinës do të shënohet me një koncert, që do të mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti, me fillim në orën 20:00.
Po ashtu është paralajmëruar pjesëmarrja e grupeve dhe interpretuesve Lovers, Arti dhe Labi, Gillespie, Gipsy Groove dhe Labinot Sponca.