Sot rigjykohet rasti "Kleçka"
Prishtinë, 23 prill - Sot rreth orës 10:00 në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të dëshmojë dëshmitari me kodin "A", në rigjykimin e rastit "Kleçka".
Rast, në të cilin është i prefshirë ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij.
Epoka e Re shkruan se, avokati mbrojtës i Limaj, Tomë Gashi, ka thënë se pala mbrojtëse pret nga të gjithë dëshmitarët ta thonë vetëm të vërtetën.
"Strategjia e mbrojtjes së Fatmir Limajt është të dëshmohet e vërteta dhe vetëm e vërteta", ka thënë Gashi.