29 Dhjetor 2024

Sot pritet vendimi për rastin "Kleçka"

Prishtinë, 2 maj - Sot pritet të merret vendimi për rastin “Kleçka”, ku akuzohet edhe deputeti i Kosovës, Fatmir Limaj si dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i sotëm i trupit gjykues do të jetë pozitiv për katër të pandehurit, pasi sipas avokatit trupi gjykues nuk ka baza për t`i akuzuar ata.

Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese.

Pas vendimit për vazhdim të gjykimit ndaj tyre, prokurori dhe mbrojtja e këtij rasti kishin vendosur që dëshmitë e mbetura të konsiderohen si të lexuara, dhe në këtë mënyrë të shmangin një seancë të dytë të shqyrtimit gjyqësor.

Për më tepër, trupi gjykues, kohë më parë, ka marrë vendim që dëshmitë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”, të jenë të papranueshme duke i veçuar nga gjykimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)