04 Maj 2024

Sot pritet vendimi për "Grupin e Drenicës"

Prishtinë, 23 qershor - Kërkesa bërë nga prokurori Maurizio Salustro për të vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi i shtatë të dyshimtëve për "Grupin e Drenicës", pritet që të vendoset.

Për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe pesë bashkaluftëtarë të tjerë,të cilët po hetohen për krime lufte na Misioni Evropian për Sundim Ligji, Salustro ka kërkuar të paktën edhe dy muaj paraburgim. Kërkesën prokurori e ka paraqitur te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Lajmin e ia ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Selimit, i cili ka thënë se është njoftuar nga zyrtarët e EULEX-it se vendimi do të merret të dielën, më 23 qershor.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për caktimin e paraburgimit dhe nuk ka asnjë arsye që kjo masë të vazhdohet.

Nga arresti shtëpiak, pas kërkesës së prokurorit Salustro, atyre u ishte caktuar masa e paraburgimit para afro një muaji. Kjo masë skadon të hënën, më 24 qershor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)