24 Dhjetor 2024

Sot pritet mbërritja e trupave të KFOR-it

Prishtinë, 3 gusht - Sot pritet të arrijë në Kosovë një pjesë e kontingjentit të ri të trupave shtesë të NATO-s.

Gjermania dhe Austria i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së NATO-s, për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, pas përkeqësimit të situatës në veri të vendit.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, bën të ditur se forcat kryesore do të arrijnë gjatë ditëve të ardhshme.

Nga ana tjetër gjendja në veri paraqitet të jetë e qetë . Mbremjen e se martes ka pasur takime në mes të komandantit të KFOR-it Erhard Byhler me përfaqësuersit serbë, por pa ndonjë rezultat.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se takime të tilla do të vazhdojnë edhe sot, por nuk saktësoi kohën dhe formatin e takimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)