Sot përurohet ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri
Vushtrri, 19 maj - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Kris Eduards, Kryetari i gjykatës në Vushtrrë, degë e Gjykatës Themelore të Mitrovicës Rifat Bllata, kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës Kada Bunjaku-Përçuku, dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të marrin pjesë në përurimin e ndërtesës së re të gjykatës në Klinë.
Rehabilitimi i gjykatës është pjesë e nismës së renovimit Gjykata Model të USAID-it në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Kjo nismë zbatohet përmes programit të Sundimit Efektiv të Ligjit të USAID-it, i cili është i dizajnuar për të ndihmuar në përmirësimin e funksionimit efektiv dhe të pavarur të sistemit të gjyqësorit në Kosovë.