Sot përmbyllet gara rajonale e arbitrazhit
Prishtinë, 21 shkurt - Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës rajonale te arbitrazhit që u mbajt në Prishtinë gjatë 19-21 shkurt 2015.
Ceremonia përmbyllëse mbahet në gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës sot duke filluar nga ora 11.50.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse do të shpërndahet shpërblimi i ekipit fitues se garës dhe certifikatat e pjesëmarrjes.
Pjesëmarrësve do te iu drejtohet Sara Buchanan, drejtore për Qeverisje dhe Demokratizim te USAID ne Kosove, Gjylieta Mushkolaj, u.d. dekane e Fakultetit Juridik te Universitetit te Prishtinës, si dhe Winfred Thompson, president i Universitetit Amerikan ne Kosove.