Sot nisin patrullimet e përbashkëta policore të Kosovës e Shqipërisë
Turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së, gjegjësisht të njësive rajonale të komunikacionit rrugor, do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë sot nga ora 11:00.
Gjatë fillimit të implementimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor do të marrin pjesë të dy përgjegjësit e Divizionit të Komunikacionit Rrugor të PK-se dhe përgjegjësi i Komunikacionit Rrugor nga Shqipëria.
Bazuar në vlerësimet e dyanshme bashkëpunimi në mes të dy organizatave policore bashkëpunimi në këtë drejtim ka rezultuar si shumë i suksesshme, duke ndikuar në krijimin e një sigurie më të lartë në komunikacionin rrugor.