25 Dhjetor 2024

Sot nis procesi gjyqësor ndaj Limajt

Prishtinë, 24 gusht - Ish Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit njëherit edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj sot do të paraqitet para Gjykatës në Prishtinë lidhur me akuzat e ngritura kundër tij për krime lufte gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Gjithashtu së bashku me Limaj akuzohen edhe nëntë ish-pjestarë të tjerë të UÇK-së, për kryerjen e krimeve në Kleçkë të Malishevës.

Prokurori italian, Maurizio Salustro i cili është duke hetuar të gjitha rastet e rënda në Prokurorinë Speciale të Kosovës do të kërkoj të konfirmohet aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile dhe për krime ndaj të burgosurve të luftës.

Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës me nofkën Komandant Çeliku ka pohuar se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat e ngritura kundër tij dhe se ai këtë e ka quajtur si një fushatë kundër personalitetit dhe familjes së tij.

Limaj ka nënvizuar se gjatë periudhës kur akuzohet, dhe konkretisht gjatë muajit prill 1999 ai ka qëndruar në Shqipëri dhe jo në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)