Sot nis procesi gjyqësor kundër Sylejman Selimit
Prishtinë, 27 nëntor - Në Gjykatën e Mitrovicës sot fillon seanca fillestare për aktakuzën dytë te EULEX ku përfshihen drejtuesit më të lartë të UÇK-së qe akuzohen për krime lufte, në këtë rast edhe Sylejman Selimi.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, i cili ka paralajmëruar se séanca është caktuar për 27 nëntor.
Në aktakuzën e dytë, pos Sylejman Selimit, EULEX ka akuzuar për krime lufte edhe Ismet Haxhën, Nexhat Qubrelin dhe Shefki Hysenin.
Ata akuzohen se kanë maltretuar dy dëshmitare në Likoc në vitin 1998. Shefki Hyseni akuzohet për përdhunimin e dëshmitares së mbrojtur A.