16 Janar 2025

Sot nis ndërtimi i pikës kufitare në Merdarë

Prishtinë, 16 shkurt - Ministrja për Dialog, znj. Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, sot do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Të pranishëm do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

Zyra e BE-së në Kosovë, në përputhje me marrëveshjen e dialogut mbi Menaxhimin e Integruar Kufitar (IBM), do të financojë tri pika kalimi kufitare permanente në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Merdarë, Mutivodë dhe Bërnjak, me një vlerë prej 9.42 milion EUR. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)