Sot nis fushata online për luftën kundër dhunës ndaj gruas
Prishtinë, 26 nëntor - Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për ti dhëne fund dhunës ndaj grave, si dhe 16 ditët e ardhshme të aktivizmit për ti dhënë fund dhunës ndaj grave, UN Women në Kosovë, në bashkëpunim me Grupin për Siguri dhe Çështje Gjinore, Kosovo 2.0 dhe Care International, e kanë zhvilluar një fushatë online për të ngritur vetëdijen e njerëzve dhe për të nxitur veprim për ti dhënë fund dhunës ndaj grave.
Kampanjën do ta shpallë të hapur Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, znj. Osnat Lubrani, me çrast UN Women do të shfaq një video me mesazhe nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe nga personalitete të njohura, përfshirë Besim Dinën, Ilir Prapashticën, Shpat Dedën, Leze Qenën dhe Luan Jahën.
Po ashtu Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me OSBE-në, do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me fushatën për vetëdijesimin e grave sa i përket kancerit të gjirit, si dhe për blerjen e mamografisë mobile.