Sot nis fushata "Një Miliardë në Këmbë" kundër dhunës ndaj grave
Prishtinë, 14 shkurt - Sot në organizohet fushata One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë), në më shumë se 190 vende të botës, për ti dhënë fund dhunës ndaj grave.
Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj, që do të thotë një miliard gra.
Në shkurt të vitit 2013, një miliard gra dhe burra në gjithë boten, dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit protesuan për t\'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes fushatës One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë). Edhe Kosova iu bashkangjit kësaj fushate që nga fillimi.
Këtë vit, në kuadër të fushatës, do të organizohet një marshim me muzikë përmes daulleve, defave dhe darabukave për ti thënë mjaft dhunës. Marshimi fillon në ora 14:00, para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti.
Kjo fushatë në Kosovë organizohet nga një koalicon organizatash (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis, Alter Habitus, Qendra dhe Programi për Studime Gjinore), ndërsa përkrahet nga UNFPA.