Sot në Prishtinë mbahet samiti i dytë i “Antigjipsizmit”
Në hapje të këtij Samiti, një fjalë rasti do të mbaj Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,ndërsa në diskutimet në panel të pranishëm do të jenë përfaqësues të ambasadave në Kosovë, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Diskutimet në këtë panel do të jenë të interesit të lartë ku dhe do të adresojë tema kyçe që lidhen drejtëpërdrejtë dhe indirekt me fenomenin e Antigjipsizmit.
Gjatë Samitit gjithashtu do të bëhet edhe prezentimi i gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore që kanë dalur nga “Hulumtimi Nacional mbi Antigjipsizmin në Kosovë” - i pari hulumtim i këtij lloji në Kosovë!
Qëllimi kryesor i këtij Samiti është të mbledhë së bashku akterët kryesorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat më efektive dhe efikase të luftimi të manifestimit të Antigjipsizmit që rezulton në diskriminim ndaj komuniteteve Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë në Kosovë.
Njëkohësisht, njohja e Antigjipsizmit dhe hartimi i politikave mbi Antigjipsizmin është mënyra më e mirë për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse të komuniteteve në edukim, drejtësi, mbrojtje dhe të drejta të tjera themelore.
Slogani i Samitit të këtij viti është “Trasimi i rrugës për ndryshim”.