Sot ndërtohet sheshi "Car Lazari"
Mitrovicë, 9 korrik - Drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç po qëndron në veri të Mitrovicës.
Bëhet me dije se Gjuriç ka patur një takim me Rakiç dhe me të tjerë politikanw lokal serbw.
Me këtë rast, ata kanë rënë dakord që të niset ndërtimi i sheshit "Car Llazari", shumë pranë urës së Ibrit.
Gjuriç do të shoqërohet nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, ku dhe nesër do marrë pjesë në inagurimin e sheshit.