15 Janar 2025

Sot mbushen 16 vjet të fushatës së bombardimeve të NATO-s

Prishtinë, 24 mars - Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake të Serbisë, që ka çuar në dëbimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Pas 78 ditëve të bombardimeve, që filluan në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të afro një milion sqiptarëve të Kosovës, që ishin strehuar, kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. Ata ishin larguar nga dhuna e autoriteteve të Serbisë.

Aktualisht forcat e jashtme paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, në kuadër të misionit, KFOR, ende janë në Kosovë, dhe ndihmojnë në transformimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, Kosova e ka shpallur pvarësinë e cila është njohur nga 110 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara,përfshirë Shtetet e Bashkuara, 23 vende të Bashkimit Evropian, e shumë të tjera.

Por, pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Serbia. Rusia, po ashtu, e kundërshton pavarësinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)