Sot mbahet seanca ndaj Limajt, shqyrtohet dëshmia e Dëshmitarit X
Dëshmia e tij do të merret për bazë për procesin ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limajt.
Avokati i Limajt, Tom Gashi, ka deklaruar nesër pritet të vazhdojë shqyrtimi kryesor në rastin Kleçka, dhe poashtu pritet që të vendoset për leximin e raporteve të ekspertëve lidhur me analizimin e gjendjes psikike të dëshmitarit X.
Sot do të vijojë shqyrtimi kryesor i rastit Kleçka dhe pritet që të vendoset leximi i raporteve të ekspertëve britanik lidhur me analizimin e gjendjes psikike të Dëshmitarit X, ka thënë Gashi.
Ai e quajti procesin si të stërzgjatur pa ndonjë arsye, ndaj edhe pala mbrojtëse ka hequr dorë nga seancat dëgjimore të dëshmitarëve.
Mbrojtja e Limajt pret që rasti të përfundoj në shtator. Mendojmë se Limaj ka vuajtur mjaftë nga sistemi selektiv i drejtësisë dhe mendoj se sistemi i drejtësisë është mjaft i politizuar, ka thënë Gashi.
Gjykata ka mjaft prova për ta liruar Limajn, dëshmitarët e tjerë janë të panevojshëm, tha ai.