16 Janar 2025

Sot mbahet seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinajt

Colmar, 6 prill - Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca  gjyqësore e radhës për të vendosur për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës në bazë të një fletë arresti të Serbisë të vitit 2004.

Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.

Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret sot ose në ditët në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)