03 Maj 2024

Sot mbahet seanca e rradhës për rastin "Kleçka"

Prishtinë, 16 korrik - Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, diku në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1" pritet që të nisë seanca për rigjykim të Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij në rastin "Kleçka".

Sot pritet që të dëshmojë arkeologia e forezinkës Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior.

Sipas Gashit, këta dy ekspertë nuk kanë çfarë të deklarojnë për Fatmir Limajn më shumë sesa në gjykimin e kaluar, ku Limaj ishte shpallur i pafajshëm, shkruan Epoka e Re.

“Në raport me Fatmir Limajn, dëshmia e këtyre dy ekspertëve nuk mund të ndryshojë për shkak se ata janë marrë me gjendjen faktike në terren”, ka thënë avokati Gashi.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se sot mund edhe të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe në shtator të përfundojë i tërë procesi gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)