Sot mbahet procesi gjyqësor kundër Limajt për rastin Kleçka
Prishtinë, 18 prill - Ndaj ish-komandantit të UÇK-së Fatmir Limaj të enjten fillon procesi gjyqësor për rastin Kleçka.
Njoftohet se tashmë në Prishtinë ka mbërritur avokati i njohur për kosovarët, Karim Kan. Ai sot do ta mbrojë deputetin Fatmir Limaj.
Seanca e parë gjyqësore do të nisë në orën 10:00, në kinemanë \"ABC\" në Prishtinë.
Gjykata e EULEX-it e ngarkon Limajn për krime lufte, të supozuara të kenë ndodhur në fshatin Kleçkë të Lipjanit.