23 Dhjetor 2024

Sot mbahet konferencë statusore për Haradinajn

Hagë, 23 shkurt - Konferenca statusore në procesin kundër ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbahet sot.
 
Këshilli ankues më 21 korrik të vitit të kaluar anuloi aktvendimin për lirimin e Haradinajt me arsyetim se në procesin e parë është regjistruar frikësim i dëshmitarëve dhe vendosi që gjykimi pjesërisht të përsëritet në gjashtë pika të aktakuzës.

Në aktvendimin e parë në prill të vitit 2008 është liruar në bazë të të gjitha 37 pikave të akuzës.

Rigjykimi për gjashtë pikat e akuzës do të përsëritet edhe për Idriz Balajn dhe Lah Brahimjan.

Që të tre akuzohen për krime ndaj të të burgosurve në kampin e UÇK-së në Jabllanicë afër Deçanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)