Sot mbahet konferenca statusore për Haradinajn
Hagë, 1 maj - Tribunali i Hagës do të mbajë sot një konferencë statusore mbi rastin e njërit prej ish komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Sipas zëdhënëses së TPI-së Nerma Jelacic ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe dy ish-anëtarët e UÇK-së, Balaj dhe Brahimaj po zhvillohet rigjykim i parë në historinë e gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës në Kosovë në vitin 1998.