Sot lëshohet vetëm për testim alarmi në Prishtinë
Prishtinë, 2 prill - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në ora 12:00 do të bëjë testimin e sistemit të alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondave.
Komuna ka njoftuar edhe qytetarët përmes mesazheve telefonike, në mënyrë që ata të mos shqetësohen gjatë kohës së testimit.
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se të shtunën ,02 Prill 2016, në ora 12:00, do të bëjë testimin e sistemit te Alarmimit ne kohëzgjatje prej 30 sekondave, thuhet në mesazhet dërguar qytetarëve.