Sot hapet pika e përkohshme kufitare Restelicë - Strezomir
Prishtinë, 20 korrik - Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) ka bërë të ditur se sot do të bëhet hapja e pikës së përkohshme kufitare, Restelicë-Strezomir, që lidhë Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski.