Sot hapet kontakt qendra e përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë
Prishtinë, 23 janar - Sot duke filluar nga ora 11:00, në vendin e quajtur Bllacë e Poshtme, do të bëhet hapja zyrtare e Kontakt Qendrës së Përbashkët, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedoninsë, znj. Gordana Jankullovska.