Sot fillon konferenca rajonale për sigurinë kufitare
Prishtinë, 4 nëntor - Policia dhe Doganat e Kosovës të mbështetura nga Ambasada Amerikanenë sot organizojnë konferencën e cila ka të bëjë me Konferencën Rajonale për Sigurinë Kufitare.
Në këtë konference rajonale pritet të marrin pjesë përfaqësues të Policive dhe Doganave nga vendet rajonale si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe përfaqesuesit më të lart të shtetit, si dhe perfaqesues nga institucione vendore dhe ndërkombëtare si; Kryeministri i Republikës së Kosoves Hashim Thaqi, Ambasadorja Amerikane znj.Tracey Ann Jacobson, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Ministri i Financave, Besim Beqaj, Zëvendësdrejtori i Përgjithshem i PK-së Naim Rexha, Drejtori gjeneral i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna, si dhe përfaqësues të tjerë të niveleve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.