Sot fillon java globale kundër dhunës me armë
Prishtinë, 17 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot do të shënojë Javën Globale Kundër Dhunës me Armë.
Sot nga ora 10:00, në Objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të mbahet ceremonia, ku veç tjerash do të organizohet edhe një rast simulimi, për pasojat që shkakton përdorimi i pakontrolluar i armëve.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.